Kejvina Kthella është një ndër modelet më seksi në vendin tonë edhe pse së fundmi nuk ka qenë më aktive me intervista apo televizion. Megjithatë, në Instagrami-n e saj, Kejvina poston vazhdimisht fotografi shumë sensuale dhe provokuese.
E si një personazh publik, padyshim që komentet ndonjëherë jo dhe aq pozitive në rrjete sociale janë të shumta e kështu duket se i ka ndodhur dhe bukuroshes një rast së fundmi. Teksa ka publikuar foton e një prej ndjekësve të saj (që nuk e ka zbuluar komentin që i ka bërë), krahas ka zgjedhur ta ofendojë publikisht.
Po ky pse ka nxjerrë by’hën në foto? Komentuesi i zjarrtë papapa
Për një bukuroshe si Kejvina, kurioziteti nëse është apo jo në një lidhje është i madh. Shpeshherë është dyshuar dhe është përfolur për këtë pjesë, por dyshimet morën fund kur vetë modelja e publikoi atë në Instagram duke i mbuluar sigurisht portretin.
Mirëpo, së fundmi ajo jo vetëm ka fshirë postimin me të, por burime për Prive kanë treguar se i ka dhënë fund lidhjes dhe udhëtimi i fundit me mikeshat e saj në Dubai ishte një nga udhëtimet e saj pas ndarjes.