Celebrities Gossip Showbiz

E solli verën para kohe! Kejvina Kthella na bën ‘sytë zemra’ me postimin më të fundit…

Kejvina Kthella është një ndër modelet më seksi në vendin tonë edhe pse së fundmi nuk ka qenë më aktive me intervista apo televizion. Megjithatë, në Instagrami-n e saj, Kejvina poston vazhdimisht fotografi shumë sensuale dhe provokuese.

Siç ka bërë dhe së fundmi ku teksa ka shpërndarë disa foto ku duket me rroba banjo në poza jo pak provokuese. Rërë, trupi i bukuroshes dhe ja ku erdhi vera…

Për një bukuroshe si Kejvina, kurioziteti nëse është apo jo në një lidhje është i madh. Shpeshherë është dyshuar dhe është përfolur për këtë pjesë, por dyshimet morën fund kur vetë modelja e publikoi atë në Instagram duke i mbuluar sigurisht portretin.

Mirëpo, së fundmi ajo jo vetëm ka fshirë postimin me të, por burime për Prive kanë treguar se i ka dhënë fund lidhjes dhe udhëtimi i fundit me mikeshat e saj në Dubai ishte një nga udhëtimet e saj pas ndarjes.

Pak javë më parë, ajo ka publikuar një video ku teksa tregon dorën e saj që në gishtin e martesës mban një unazë floriri, krahas ka shkruar: “E martuar” shoqëruar me një emoji që simbolizon të qeshurën. Ky postim nga ana e Kejvinës fillimisht shkaktoi mjaft zhurmë, por duket se paska qenë thjesht një shaka nga ana e bukuroshes.