Health & Beauty

Kendall Jenner rrëfen periudhën e vështirë: Kam pasur sulme të forta paniku…

Së fundmi, në një intervistë të dhënë për revistën prestigjioze Vogue, modelja Kendall Jenner, foli hapur në lidhje me betejën e saj me ankthin. Ajo madje vuri në dukje se problemi u bë aq serioz sa e kishte të domosdoshme disa seanca me profesionistë të shëndetit mendor.

Dy ose tre vjet më parë fillova vërtet të kisha sulme paniku shumë, shumë të këqija. Kisha frikë kur bija në gjumë, ndjeja rrahje të mëdha zemre. Nuk merrja dot frymë zbuloi modelja e famshme Jenner.

Kendall vuri në dukje se ‘pjesa interesante’ në lidhje me numrin e sotëm të Vogue, që ishte premierë gjatë ditës së sotme për trajtimin e kësaj tematike te modelet, nxjerrë në pah versione të ndryshme të ankthit.

Sipas CDC, raportet e ankthit janë trefishuar në kulmin e pandemisë COVID-19, duke nxitur një krizë të shëndetit mendor që vazhdon edhe kur vaksinimi përhapet në të gjithë botën, thuhet në titullin e Vogue që reklamon serinë me katër pjesë të Jenner.