Celebrities Music Showbiz

Kënga e re e Rita Ora-s në bashkëpunim me DJ Sam Feldt sapo “doli nga furra”!

Ylli shqiptar i muzikës botërore, Rita Ora ka publikuar së fundmi projektin më të ri muzikor i titulluar “Follow Me” në bashkëpunim me DJ Sam Feldt. 31-vjeçarja ka njoftuar nëpërmjet rrjetit të saj social Instagram se kënga është publikuar përmes disa imazheve të shkëputura nga xhirimet e videoklipit.

“Follow Me” është publikuar!! Ne jemi argëtuar shumë, shpresoj që do ta doni edhe ju aq sa e duam ne.

Rita edhe më herët kishte folur lidhur me projektin e ri teksa ishte shprehur se kënga “Follow Me” shërben si një kujtesë për ne që të rrethohemi me njerëz që qëndrojnë pranë nesh.

Muzika ritmike ka pasur gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time, kështu që të qenit në gjendje të punoja me Sam në ‘Follow Me’ ka qenë fantastike. Ai është një legjendë dhe ka qenë nder të punoj me të. Mezi pres që fansat ta dëgjojnë dhe të shohin videon e mrekullueshme që kemi bërë!

Ndërkaq, kënga aktualisht mund të dëgjohet në platformën Spotify. Tri vite më parë, rikujtojmë se Rita publikoi albumin e saj të dytë të tilluar “Phoenix”. Albumi i cili erdhi pas gjashtë vitesh pritje dhe një beteje të gjatë ligjore me shtëpinë e saj të parë diskografike, shënoi suksese të shumta anë e mbanë botës. Këngët e albumit janë dëgjuar mbi 4.3 miliardë herë globalisht.

Ora është shpërblyer për të gjithë punën e saj të palodhur për të qenë prej vitesh një nga këngëtaret më të mira në botë. Bukuroshja vazhdimisht është pjesë e tabloideve të huaja duke u komentuar për arritjet e saj në muzikë dhe jo vetëm. Ylli i muzikës pop ka shënuar një tjetër sukses të madh në jetën profesionale. Ajo është emëruar si një nga artistet më të dëgjuara femra të shekullit 21.

Sa i përket jetës private, gjërat mes Rita Ora-s dhe partnerit të saj, regjisorit të njohur Taika Waititi sa vijnë e bëhen më serioze. Dyshja e njohur tanimë duket se po jetojnë ditët e tyre më të mira dhe shfaqen shumë të dashuruar krah njëri-tjetrit.