Showbiz

Këngëtaret shqiptare shkëlqyen në “Oscars Vanity Fair”

Kur bëhet fjalë për evente dhe ceremoni të përmasave si “Oscars”, ne që i shohim nga një tjetër kontinent kërkojmë mes yjeve hollivudianë ndonjë yll që ka rrënjë shqiptare.

Edhe pse Rita Ora, Bebe Rexha apo Bleona Qereti nuk ishin të pranishme gjatë ndarjes së çmimeve në Dolby Theatre, ato tërhoqën vëmendjen me veshjen dhe paraqitjen në “Oscars Vanity Fair”.

Bleona u shfaq shumë seksi me një fustan rrëzëllitës i stiluar nga Elie Saab ndërkohë që grimi ishte i realizuar nga shqiptarja Suela Cangu.

Rita Ora ka mahnitur me fustanin e saj të kuq nga Zuhair Murad ndërkohë që make-up dhe kaçurrelat e saj tipike u realizuan nga Kathy Jeung.

Sa i përket Bebe Rexhas e cila gjithashtu shkëlqeu më të kuqe duke u kombinuar më së miri me mikeshën e saj Rita, veshja dhe stilimi i look-ut ende nuk janë zbuluar se nga kush grimier apo shtëpi mode është kombinuar.