Showbiz

Këngëtari i ‘Backstreet Boys’ humbet një fëmijë

Nick Carter ka prekur të gjithë rrjetin me deklaratën e tij të fundit. Pjesëtari i grupit legjendar “Backstreet Boys” lajmëroi në Twitter se i duhej të shkëputej nga koncerti i tyre në Lima për shkak se bashkëshortja kishte pësuar humbje.

“Zoti na dha paqje gjatë gjithë kësaj kohe. Po prisja ta shihja pas tre muajsh. Jam zemërthyer” ,-shkoi ai duke theksuar se gruaja, Lauren Kitt ishte shtatzënë në pritje të fëmijës së tyre të dytë që ishte vajzë.

Nick, i cili është babai i një djali të vogël të quajtur Odin, shtoi se edhe pse do të jetë shumë e vështirë, ai do të rikthehet në skenë së bashku me pjesëtarët e tjerë të grupit për të vazhduar turneun e tyre muzikor.