Showbiz

Këngëtarja e famshme bën tatuazh në fytyrën e saj, Harry Styles

Këngëtarja Kelsy Karter ka vendosur të bëjë ndryshme drastike në jetën e saj përgjatë 2019-ës dhe e ka nisur duke ‘shkatërruar’ fytyrën e saj.

Pak orë më parë nëpërmjet platformave sociale ajo ka zbuluar tatuazhin më të ri të saj që u bë menjëherë viral duke marrë shumë komente negative nga publiku.

Ajo tashmë ka në fytyrën e saj, portretin e këngëtarit Harry Styles dhe ende nuk është e sigurt nëse ata njihen apo jo. Këngëtarja nga Zelanda e Re është një fanse e çmendur e ish pjesëtarit të “One Direction” dhe këtë e ka bërë të qartë nëpërmjet statuseve që publikon në Twitter.

Kjo mund të jetë edhe një mënyrë e saj për të rënë në sy por megjithatë ky veprim nuk është pritur aspak mirë nga fansat e saj.