Showbiz

Këngëtarja e grupit “Little Mix” rrëfen momentin kur desh kreu vetëvrasje nga komentet negative në rrjetet sociale

Anëtarja e grupit “Little Mix”, Jesy Nelson për herë të parë ka zbuluar rreth jetës së saj prapa kuintave kur vuante nga depresioni.

Së fundmi ajo ka publikuar edhe dokumentarin e saj të parë të quajtur “Odd One Out” ku zbulon se si i mbijetoi komenteve mizore online përgjatë karrierës së saj.

Problemet e 28-vjeçares nisën që nga “X Factor” kur komentet negative online ndikonin shumë tek paraqitja e saj e përgjithshme.

“Disa ditë para një seti fotografik nuk haja fare që të dukesha e dobët dhe të më komentonin pozitivisht, më pas haja shumë dhe nuk e kontrolloja veten. Fizikisht nuk mund ta toleroja dhimbjen që ndjeja” ,-u shpreh ajo në një intervistë.

Jesy shpreson që historia e saj të ndihmojë të gjithë ata që janë ndjerë të kërcënuar nga komentet online mbi paraqitjen e jashtme. Këngëtarja këshillon që askush të mos i kushtojë rëndësi rrjeteve sociale dhe nëse jeni person i ndjeshëm atëherë duhet të hiqni dorë nga to.