Celebrities Gossip Showbiz

Këngëtarja e njohur Lizzo ‘servir’ për të gjithë një foto nudo pa asnjë filtër!

Këngëtarja e famshme, Lizzo ka patur momentet më kulminante të karrierës së saj përgjatë vitit 2019 duke lançuar hit pas hiti si “Good as Hell” apo “Truth Hurts” që kanë arritur majat e klasifikimeve amerikane. Artistja së fundmi ka ndarë në Instagram një foto të saj të pa asnjë filtër, në të cilën shfaqet totalisht e zhveshur.

Përmes kësaj foto 32-vjeçarja ka dashur të përcjellë një mesazh shumë të rëndësishëm:

Mirë se vini në sezonin e demave. Për ta festuar unë dua t’ju jap ju këtë selfie të parregulluar, unë normalisht do rregulloja belin dhe pastroja lëkurën, por doja t’ju tregoja se si dukem unë natyrale.

Ajo ka shpjeguar gjithashtu se është bërë pjesë e fushatës së markës “Dove”, “Dove Self-Esteem Project”, që po përpiqet të ndryshojë efektet negative të rrjeteve sociale dhe të vendosë standarde të reja për bukurinë. Lizzo është shpreur për “E! News” në lidhje me këtë:

Më pëlqen se si ky brez është kaq kreativ në mënyra të ndryshme për të shprehur vetveten. Është shumë frymëzuese që të shohësh se si njerëzit po marrin identitetin dhe bukurinë e tyre vetë në dorë. Njerëzit kanë probleme me imazhin e tyre dhe vetëbesimin më shumë se kurrë. Kjo përforcohet nga presioni në rritje për të treguar një version të shtrembëruar digjital të vetvetes, duke përforcuar idenë se bukuria jonë në jetën reale nuk është aq e denjë për t’u pëlqyer nga të tjerët.

Rikujtojmë, se disa njerëz mendojnë se Lizzo nuk është aspak e talentuar por të gjithë famën e ka nga pamja e saj.