Celebrities Gossip Showbiz

Këngëtarja me famë botërore një fanse e Elvanës, dëgjon këngët e saj kudo!

Rikthimi i Elvana Gjatës me albumin “Çelu” dhe këngën solo “Loti” ishte shumë i bujshëm dhe pati një sukses të vërtetë. Jo vetëm u prit mirë nga audienca duke fituar miliona klikime, por Elvana ka tërhequr edhe vëmendjen e artistes së njohur, Inna për të dytën herë.

Në herën e parë, këngëtarja rumune e cilësoi këngën “Loti” të Elvanës si ‘flori’. Kësaj rradhe, Inna ka treguar se është një fanse e vërtetë e këngëve të këngëtares sonë, pasi ka publikuar një video në Instastory në llogarinë e saj në Instagram. Në atë video, Inna shfaqet duke kënduar “Loti-n” me disa shoqe të sajat në makinë.

Jo vetëm kaq, por bukuroshja rumune ka folur dhe pak shqip në mbishkrimin e videos, ku ka shkruar:

Shqipja jote tingëllon shkëlqyeshëm. Kur pe knon shqip më kënaq!

Elvana i ka ripostuar këto story ku shfaqet shumë e emocionuar për mbështetjen e këngëtares rumune.