Celebrities Fashion

Keni një takim me vjehrrën dhe nuk dini çfarë të vishni?! Dua Lipa ju vjen në ndihmë!

Vjeshta ka filluar zyrtarisht dhe këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Dua Lipa e ka nisur sezonin me një veshje që na ngrohu zemrat me ngjyrat dhe stilin e saj. Ylli i pop-it u fotografua në rrugët e New York-ut, teksa ishte duke shkuar në një drekë me të dashurin Anwar Hadid dhe nënën e tij, Yolanda, pra praktikisht vjehrrën e ardhshme të saj.

Diva e muzikës pop kishte veshur një xhaketë të gjatë ngjyrë kafe, kombinuar me një minifund të gjelbër dhe çizme të gjata me taka në ngjyrë të zezë. Ajo e kishte kombinuar veshjen me një çantë të vogël dhe me një palë syze dielli të zeza. Ata kishin marrë me vete edhe qenushin që Dua dhe Anwar adoptuan së bashku vitin e kaluar.

Marrëdhënia që Dua ka me mamanë e Anwar është për t’u patur zili. Ato kanë një raport të shkëlqyer me njëra-tjetrën. Dua madje edhe motrat e famshme Hadid i ka mikesha shumë të ngushta. Familje në harmoni të plotë, nuk mendoni edhe ju kështu?!

Së fundmi gjithashtu rikujtojmë se 26-vjeçarja, dukej mjaft elegante në fotografitë e kapura nga paparacët, e veshur me një këmishë të gjatë në ngjyrë të bardhë, xhinse të gjera ngjyrë gri, taka të zeza dhe një palë doreza të gjata në ngjyrë të zezë. Ajo u shfaq së bashku me të dashurin e saj, Anwar Hadid, teksa ishin duke shkuar në një darkë romantike.

Ju sjellim në vëmendje se albumi i Dua-s, “Future Nostalgia”, ka qëndruar në top-listat botërore me javë të tëra. Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, tani po përgatitet për fillimin e turit të saj botëror. 26-vjeçarja u detyrua që në vitin 2020 të anulonte koncertet pikërisht për shkak të situatës së vështirë me pandeminë, ndërsa tashmë ajo ka konfirmuar datat e reja të turit.