Health & Beauty Lifestyle

Keni vazhdimisht gazra?! Ndoshta ka ardhur momenti të shqetësoheni për këtë gjë!

Sigurisht që të paturit shpesh gazra është një problem i pakëndshëm por mos u shqetësoni. Gazrat më së shpeshti mjekët i lidhin me ushqimin që konsumoni. Mirëpo, edhe stresi mund të jetë shkaktar, sepse ai është pasojë e sindromës së zorrëve nervoze. Dhimbja lëviz nëpër gjithë stomakun.

Gjithashtu, edhe trashja abdominale (e stomakut) indirekt mund të ndikojnë në shfaqjen e fryrjes për shkak që indet yndyrore nën lëkurë, si dhjami, u bëjnë trysni organeve përreth, si për shembull lukthit dhe zorrëve.

Vështirësia që organizmi manifeston në shpërbërjen e një sërë ushqimesh, si dhe gëlltitja e ajrit janë dy ndër faktorët më të shpeshtë që çojnë në formimin e gazrave në aparatin tretës. Gazrat mund të manifestohen nëpërmjet gromësirave apo çlirimit nëpërmjet rektumit (zorrës së trashë).

Gazrat e stomakut janë ndër problemet e shpeshta prej të cilave vuan një pjesë e mirë e popullatës. Neglizhenca në trajtimin e tyre, shpesh shfaqet në nivele të larta duke bërë që shumë persona të përballen me gjendje të parehatshme. Në këto kushte nuk duhet lënë anash marrja e kujdesit mjekësor të specializuar në rast se sasia e gazrave në aparatin tretës është në nivele të larta dhe e përsëritur.

Rikujtojmë, se një ish-yll i ‘reality show’, e cila fitoi 200,000 dollarë nga shitja e gazrave në kavanoza, ka njoftuar tërheqjen e saj, pasi u dërgua me urgjencë në spital për shkak se e kishte tepruar me ‘biznesin’ e saj. Steph Matto, 31 vjeçe, nga Connecticut, kohët e fundit e gjeti veten në urgjencë me simptoma të një ‘sulmi në zemër’ pasi përjetoi dhimbje të forta në gjoks.