Showbiz

Këtë nuk e prisnim nga Rihanna, artistja përfshin VIP-at në një ‘eksperiencë kafshërore’

Nëse ‘Bad Gal Riri” është profili juaj i preferuar në Instagram atëherë e dini se për cfarë bëhet fjalë.

Rihanna sapo ka prezantuar koleksionin e saj të ri “Savage X Fenty” dhe cdo parakalim në pasarelë ka qenë më e nxehtë se shkretëtira e Saharasë.

Nëse keni parë shfaqjet e saj të kaluara atëherë e dini se ato janë krejtësisht nivel tjetër. Këngëtarja e famshme e cila tani i është fokusuar biznesit do të transmetojë sonte sfilatën e koleksionit të saj të ri “Savage X Fenty” volumi 2.

Të gjithë e presin me padurim t’i hedhin një sy spektaklit të saj që është më i bukur se “Coachella” dhe ku VIP-at duken më seksi se kurrë.

Në pasarelë do të kalojnë personazhet më të njohura të indtrusisë si; Paris Hilton, Normani, Willow Smith, Cara Delevingne, Bella Hadid, Demi Moore e shumë të tjera.