Celebrities Music Showbiz

Këto janë detajet që duhet të dini për albumin e ri të Kendrick Lamar!

Një nga yjet më të mëdhenj të botës së muzikës, reperi Kendrick Lamar, ka patur një mesazh drejtuar fansave ku njoftoi se po prodhon albumin e tij të fundit TDE pas 17 viteve si pjesë e “gjurmës kulturore”, siç e quan ai. Mesazhi ishte në Twitter ku artisti u shpreh mjaft i emocionuar dhe falenderues e mirënjohës për gjithçka. Ai tregoi se në ç’fazë ka qenë teksa ka punuar për albumin, ndërkohë që, dhe zbuloi disa detaje rreth tij gjithashtu.

Harxhova pjesën më të madhe të ditëve me mendime kalimtare. Duke shkruar. Duke dëgjuar. Dhe duke mbledhur anije të vjetra. Udhëtimet e mëngjesit më mbajnë në një heshtje të plotë.

Për muaj të tërë pa telefon.

Dashuria, humbja dhe pikëllimi kanë trazuar zonën time të rehatisë, por shkëlqimi i Zotit flet përmes muzikës dhe familjes sime.

Teksa bota rreth meje evoluon, reflektoj se çfarë vërtet ka rëndësi. Jeta në të cilën fjalët e mia do të shkojnë më tej.

Teksa përfundoj albumin tim të fundit me TDE, ndjej gëzim të kem qenë pjesë e një gjurme të tillë kulturore pas 17 vitesh. Lufta. Suksesi. Dhe më e rëndësishmja, vëllazëria. Uroj që më I Larti të vazhdojë të përdorë “Top Dawg” si një anije për krijuesit e sinqertë. Ndërsa vazhdoj të ndjek thirrjen e jetës sime.

Ka bukuri në mbyllje. Dhe gjithnjë besim në të panjohurën.

Faleminderit që më mbani në mendimet tuaja. Jam lutur për të gjithë ju.

Shihemi shumë shpejt.

Kujtojmë se në vitin 2018, Kendrick Lamar pranoi çmimin Pulitzer në New York. Ai hyri në histori si reperi i parë që është nderuar me këtë çmim, për muzikën në albumin e tij DAMN. Kendrick mori çmimin gjatë një ceremonie në Universitetin Kolumbia në New York ku nuk mbajti asnjë fjalim.