Celebrities Gossip Showbiz

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson shfaqen sërish së bashku! Po tani pse?

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson u ndanë me njëti-tjetrin që në muajin qershor. Dyshja duket se është parë sërish nën shoqërinë e njëri-tjetrit teksa u shfaqën edhe duke u përqafuar. Ata po bënin një shëtitje me vajzën e tyre True pasi ajo doli nga kursi i valllëzimit. Familja doli së bashku në Calabasas dhe ishin shumë të qetë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Ata u takuan dhe shkëmbyen edhe përqafime.

Dyshja mbërriti me automjete të veçanta siç bëjnë shpesh. Pavarësisht atyre që pretendonin se ata ishin përsëri bashkë, mesa duket Kardashian dhe Thompson janë vetëm duke u kujdesur si prindër për vajzën e tyre të vogël. Ata kanë një marrëdhënie prindërore të shëndetshme bashkë dhe janë në të njëjtën mendim gjithmonë kur bëhet fjalë për vajzën e tyre.

Por duket se Tristan nuk po gjen qetësi nga thashethemet dhe këtë herë është përfshirë edhe këngëtarja Iggy Azalea. Të gjithë pretendimet se mes tyre mund të ketë pasur diçka ajo i hodhi poshtë me anë të disa postimeve në Twitter duke u shprehur se:

Lajme të rreme shumë të çuditshme që bëjnë xhiro në rrjet në lidhje me mua dhe një burri që unë nuk kam takuar asnjë ditë në jetën time… Vërtet nuk keni asnjë punë se me çfarë të merreni?

Iggy said she has 'never met' Tristan 'a day in' her life

Unë nuk kam qenë kurrë në të njëjtën ndërtesë me atë njeri. Nuk e njoh atë person.

Pas këtij lajmi edhe Tristan ka reaguar dhe është shprehur se:

Thashethemet janë më të këqija se hajdutët sepse përpiqen të vjedhin dinjitetin, nderin, besueshmërinë dhe reputacionin e një personi tjetër, të cilat janë të vështira për t’u rikthyer.