Bota

Kina plotëson Stacionin Hapësinor në ndërtim

Kina lançon modulin kryesor të Stacionit të saj të Hapësirës. Siç raporton media shtetërore kineze, moduli pa pilot, Tianhe, i cili përmban pajisje dhe hapësirë për qëndrimin e tre astronautëve u nis me një raketë transportuese nga qendra hapësinore Uençang, në ishullin Hainan.

Pekini planifikon të bëjë 11 nisje të tjera me module, përpara se të përfundojë Stacionin Hapësinor Tiangong, vitin e ardhshëm ndërsa pritet të ketë jetëgjatësi 10-vjeçare.

Aktualisht, i vetmi në orbitë është Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës, i realizuar falë një bashkëpunimi mes Rusisë, Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Europës dhe Japonisë. Kinës iu bllokua përfshirja në të.

Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës nuk do të ekzistojë më pas vitit 2024.

Sa i përket Kinës, është fakt se e​ ​ka intensifikuar programin hapësinor në vitet e fundit me vizitat në Hënë, nisjen e një sonde pa pilot në Mars dhe tashmë, ndërtimin e Stacionit Hapësinor.