Celebrities Gossip Showbiz

Klea Huta në një rrëfim të sinqertë me ndjekësit në Instagram! Prezantuesja zbulon disa detaje personale…

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm.

Së fundmi me anë të një ‘Ask-u’ në llogarinë e saj në Instagram, bukuroshja i është përgjigjur disa nga pyetjeve të ndjekësve të saj duke zbuluar pak më shumë për veten e saj. E si një personazh publik e sidomos e njohur për lidhjen e saj me producentin Elgit Doda, nuk mund t’i shpëtojë pyetjes nëse është xheloze për të.

Klea u shpreh se dikur ka qenë, por mesa duket tani jo më.

Gjithashtu një pyetje që i kuriozon shumë ndjekësit është nëse të famshmit i editojnë fotot e tyre dhe prezantuesja zgjodhi të tregohet mëse e sinqertë duke u shprehur se i editon ato.

Rikujtojmë se, para pak kohësh e pyetur në një ‘Ask’ se përse nuk ndiqet me Ermal Mamaqin në rrjete sociale, me të cilin ka bashkëpunuar gjithashtu në një serial, Klea na ka habitur të gjithëve duke u shprehur se jo të gjithë kolegët janë miq, duke nënkuptuar se raportet mes tyre nuk janë dhe aq të mira.

Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe në vitin 2020 u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid.

Mirëpo, edhe pse shpërndan momente me ndjekësit nga jeta e saj private, Klea tregohet shumë diskrete dhe nuk flet shpesh për gjëra personale duke u treguar shumë diskrete. Mirëpo, herë pas here prezantuesja sigurohet të na tregojë disa momente me djalin e saj.