Aktualitet

Komiteti i Ekspertëve vendos kthimin e mësimit në klasa!

Ditën e sotme doli në një deklaratë për mediat  Komiteti Teknik i Ekspertëve për të informuar lidhur me ecurinë e situatës me koronavirusin në vend.

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico, tha se ka pasur rënie të numrit të viktimave dhe shtrimeve në spitale nga Covid-19, por sipas saj, beteja me virusin nuk është fituar akoma, ndaj dhe qytetarët duhet të zbatojnë masat.

Ka pësuar një ulje numri i të shtruarve në spitale dhe numri i fataliteteve. Gjatë gjithë kësaj periudhe është vijuar me vaksinimin, ku deri më dje është me një mesatare ditore te 16 mijë. Gjirokastra, Berati dhe Korca nuk kanë pësuar ndryshime të ndjeshme për të vlerësuar në masat e marra paraprakisht. Gjej rastin që përmes këtij komunikimi të kujtoj qytetarët se nuk ka përfunduar beteja jonë me virusin, prandaj respektimi i rregullave, mbajtja e maskës, distancimi social, higjiena personale dhe karantinimi i rasteve të reja, duhet të vijojnë

Ulja e infektimeve ditore dhe e shtrimeve në spital si dhe vijimi me procesin e vaksinimit masiv ka bërë që Komiteti Teknik i Ekspertëve të rikthejë gjimnazet dhe 9-vjeçaret të kthehen në klasa dhe të vijojnë mësimin normalisht. Kryetarja e Komitetit Teknik dhe zv. Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli u shpreh:

Ka ulje të infektimeve me COVID, i propozojmë Ministrisë së Arsimit kthimin në shkolla të sistemin parauniversitarë