Tech

Kompania teknologjike më e madhe në botë has probleme, paditet Apple!

Produktet e Apple vlerësohen në të gjithë botën por nuk mungojnë as kritikat. Shoqata franceze, Halte à l’obsolescence programmée (HOP), ka paditur kompaninë me seli në Kupertino të Kalifornisë me akuzën e “serializimit”. Serializimi në këtë rast është procesi me të cilin komponentët që përbëjnë telefonin janë të lidhur përmes disa mikroçipave me serialin unik të atij produkti, i kontrolluar nga vetë kompania. Në rast dëmtimi, zëvendësimi i një pjese me një tjetër po origjinale, po bëhet i pamundur, pasi ky zëvendësim kryhet nga një asistencë ndryshe nga ajo zyrtare e Apple.

Kjo përkthehet me faktin që në rast dëmtimi, zëvendësimi i një pjese si ekrani, kamera ose të tjera pjesë me një komponent tjetër po origjinal, bëhet i pamundur, ose të paktën është burim problematikash, pasi ky zëvendësim kryhet nga një asistencë ndryshe nga ajo zyrtare e Apple. Sipas shoqatës HOP, kjo nuk bëhet nga kompania e themeluar nga Steve Jobs për kontrollin e pjesëve të këmbimit, diçka tërësisht legjitime, por për të dekurajuar klientët e saj në riparimin e pajisjes, duke e shtyrë atë në blerjen e një produkti të ri. Një qasje e re, që sipas HOP përbën një shkelje.

Nuk dihet nëse padia do të ketë sukses, por dihet që e njëjta shoqatë ka shtrënguar gjigantin amerikane të paguajë 25 milionë dollarë gjobë në vitin 20220 për të njëjtën qasje që kanë me bateritë e tyre. Ditët e fundit Apple ka përshpejtuar planet për zhvendosjen e një pjese të prodhimit jashtë Kinës, vendit që për një kohë të gjatë dominon zinxhirin furnizues që prodhoi telefonat e kompanisë më të vlefshme në botë. Kompania amerikane u ka thënë furnizuesve të tyre që të jenë më aktiv në planifikimin e montimit të produkteve të Apple në vende të tjera aziatike, veçanërisht në Indi dhe Vietnam. Kaosi në vendin e quajtur iPhone City ka ndikuar në shtyrjen e zhvendosjes së Apple.