Bota Botë e Çuditshme

Kopjoi punimet e studentëve të tij, profesori largohet nga puna!

Një profesor është larguar nga puna pasi kishte kopjuar punimet e studentëve të tij. Rasti ka ndodhur në Zvicër, ku Wolfgang Stoelzle, akuzohet për plagjiaturë. Universiteti i Sankt ka njoftuar se Stoelzle, i cili mbante pozitën e drejtorit të Institutit të Menaxhimit të Zinxhirit të Furnizimit, i kishte përdorur punimet e studentëve dhe nuk i kishte cituar burimet.

Sipas mediave zvicerane, ai ishte pezulluar fillimisht në qershor të vitit të kaluar, po u suspendua pasi hetimet vërtetuan pretendimet e ngritura nga universiteti. “Wolfgang Stolzle, akuzohet se kishte kryer shkelje të konsiderueshme të rregullav”,-shkruan gazeta zvicerane Blich.ch.Kk.