Sport

Kosova mposht Gjeorgjinë, kuqezinjtë “bindojnë” Lewandowskin! (Formacionet zyrtare)

Triumf historik i Kosovës! Dardanët e Bernard Shaland, mposhtëm me rezultatin 0-1 Gjeorgjinë, në kualifikueset e Botërorit, duke siguruar kështu fitoren e parë historike në një kompeticion të tillë që nga krijimi.

Kjo sfidë u vendos nga një autogol i shkaktuar nga vendasit në minutën e 18-të. Vlen të theksohet fakti, se Kosova, ishte superiore, gjatë gjithë takimit, duke krijuar mundësi të shumta shënimi. Edhe pse me mungesa të shumta, ku spikasnin emrat si Rashica, Zhegrova, Zeneli, etj, përfaqësusesja e drejtuar nga Shaland, bindi plotësisht në këtë përballje.

Dardanët bëjnë pjesë në Grupin B, së bashku me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë. Me këtë triumf, Kosova u ngjit përkohësisht në vendin e 3-të me 3 pikë në 3 ndeshje.

Ndërkaq Polonia është përballja e së vërtetës për Shqipërinë, nëse do të kuptojë se sa mundësi ka realisht për të qëndruar në garë për shanset që ofron vendi i dytë në rrugëtimin drejt “Katar 2022”. Ndeshja nis në 20:45. Që në krye të herës, Shqipëria nuk ishte aspak favorite pas hedhjes së shortit, me Anglinë të pallogaritshme dhe Poloninë e Hungarinë që priteshin të duelojnë për vendin e dytë, atë të zonës “play off” në Grupin I.

Mirëpo, në muajin e dytë të ndeshjeve, në këtë situatë ku gjenden ekipet, pikët aktuale dhe vetë forma në ndeshjet e fundit, për më tepër me këtë skuadër dhe këtë potencial që ka sot Shqipëria, ka gjithmonë një shpresë të madhe për të bërë surprizën.

Ju njohim dhe me formacionet zyrtare:

Polonia
Shqipëria