Rajoni

Kosovë, përfundon numërimi i votave por jo të atyre me postë e me kusht

Zyrtarisht, Kosova mbyll numërimin e votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit por jo për të diasporës, atyre me kusht e të personave me nevoja të veçanta. Lëvizja Vetëvendosje rikonfirmohet e para me 47.85% apo 378.550 vota në total. Forca politike e drejtuar nga Albin Kurti ndiqet nga Partia Demokratike me 17.41%, Lidhja Demokratike me 13.08 e Aleanca për Ardhmërinë me 7.43%.

Ndërsa LDK-ja shënoi rezultatin më të ulët historik, Nisma e Fatmir Limajt nuk arriti të kalojë pragun zgjedhor duke mos u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Për procesin e numërimit, Kosova është veçuar si model i mirë krahasuar me Shqipërinë.

Tani, vëmendja përqëndrohet te krjimi i Qeverisë së re ndërsa Vetëvendosjes i duhen 61 deputetë ndërsa aktualisht është në kuotën e 56 mandateve. PDK-ja e LDK-ja konfirmuan qëndrimin në Opozitë. Por AAK-ja e Ramush Haradinajt e la të hapur mundësinë e bashkëpunimit.