Showbiz

Kristen Stewart në rolin e Princeshë Dianës, kritikohen regjisorët për përzgjedhjen

Regjisori i famshëm Pablo Larrain është duke punuar për realizimin e një filmi të ri që ka në qendër jetën e princeshë Dianës.

Ngjarja do të fuksohet në momentin kur princesha vendos se martesa mes saj dhe Charles nuk po funksiononte më dhe ajo do të portretizohet nga aktorja amerikane Kristen Steëart.

Ky lajm duket se nuk është pritur mirë nga publiku të cilët janë shprehur se kjo është një perzgjedhje e dobët nga krijuesit e filmit.

Steëart është kritikuar herë pas herë për aktrimin e saj të dobët dhe pjesëmarrjen në prodhime të dobëta kinematografike që e kanë penalizuar jo pak herë në karrierën e saj.

Megjithatë mbetet ende për tu parë si do ta luajë ajo rolin e princeshës ikonike.