Showbiz

Kristen Stewart: “Që kur dola hapur me të dashurën time, s’kam marrë asnjë rol”

Në festivalin e filmit në Venezia aktorja e famshme hollivudiane Kristen Stewart dha një intervistë.

Ajo foli mbi lidhjen e saj me modelen Stella Maxwell dhe sesa keq ka ndikuar kjo marrëdhënie në karrierën e saj si aktore.

Kristen tha se i është kërkuar të mos dalë në publik me të dashurën e saj dhe të mos shfaqet me të as në evente pasi kjo do të ndikonte negativisht në industri.

Aktorja rrëfeu se kur ka dalë hapur me seksualitetin e saj nuk i janë ofruar më role të mira në Hollywood pasi shumë njerëz në këtë industri e jo vetëm janë homofobë.