Aktualitet Politikë

Kriza energjetike/ Berisha bën fajtore qeverinë, shiti lirë!

Partia Demokratike po zhvillon një tryezë me ekspertët lidhur me krizën energjetike. Sali Berisha tha se shkak i kësaj krize nuk është moti dhe lufta në Ukrainë, por keqmenaxhimi dhe vjedhja e sipërmarrjeve.

“Shqipëria është vendi i vetëm në Europë që takson taksën mbi 1 euro dhe ka një prej çmimeve më të larta në Europë. Shkak i krizës në vend nuk është moti dhe lufta, por është plaçkitja dhe grabitja në këto sipërmarrje. Nuk besoj të ketë vend tjetër që zbraz digat në kundërshtim me ligjet e saj dhe shet energji në emër të liberalizmit të tregut me 42 euro në të njëjtën ditë kur në bursë është 130 euro siç ka ndodhur gjatë verës. Apo blen energji me 300 euro ku në të njëjtën ditë energjia në bursë është me 150 euro, pra kemi të bëjmë me një rritje të çmimeve të diktuar tërësisht nga keq menaxhimi dhe vjedhja”, tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha në tryezën e Partisë Demokratike për menaxhimin e krizës energjetike, tha se në themel të kësaj krize qëndron papërgjegjshmëria e qeverisë.

‘Në themel të kësaj krize qëndron pa përgjegjshmëri të kësaj qeveria. Në 9 vite nuk ka siguruar një burim të vetëm energjie përveç burimeve ujore të kontraktuar amë parë në një kohë kur potencialet i kishte të jashtëzakonshme. Trashëgoi në hidro 170 kontrata për ndërtimin e 432 hidroventraleve në mbarë vendin. Përparësi duhet të ishte diversifikimi i burimeve energjetike.

Ky është një vend që ka terren të përshtatshëm për panele, ka listuar një listë parqesh voltaike por s’ka filluar punë më asnjërin prej tyre. Ka përjashtuar kompani gjigande, të cilat kishin çdo potencial për të fituar kontratën. Fituesja u skualifikuar sepse Starcrafti nuk praktikon zarfe. Është një kompani lider në Suedi.

Parashikimi ka qenë që rajoni gazin do ta merret nga TAP. Shqipëria në këtë gazsjellës ka fatin të jetë vendi i depozitave ndër më të mëdha të gazit. Është parashikuar qartësisht që këto depo gjigande do të jenë në Dumre e studiuar gjerësisht për shpellat saj gjigande me kupol kripe. Ne nuk kemi përdorime të gazit në familje.’- tha Berisha.