Aktualitet Rajoni

Kriza energjitike/ Shqipëria ndihmon Kosovën me energji, gjatë dy ditëve të festës!

Shqipëria do të ndihmojë Kosovën me furnizim me energji elektrike në mënyrë që qytetarëve mos tju mungojnë dritat në dy ditët e festave të fundvitit.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Twitter, ku shkruan se pavarësisht se edhe vendi ynë është në krizë energjetike, sërish nuk mund që në gëzime popullore siç është Viti i Ri, të mos e ndajmë me Kosovën aq sa kemi.

Për këtë Rama bëri me dije se i ka kërkuar Ministrisë së Energjisë që të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës në mënyrë që qytetarëve të mos u mungojë rryma në dy ditët e festës.

“Shqipëria s’e ka aspak të lehtë mbrojtjen e vijueshme të familjeve e sipërmarrjeve të vogla nga dallga e tërbuar e krizës energjitike që po kërcënon çdo vend, por në sekëlldira të mëdha apo në gëzime popullore siç është Viti i Ri, ne s’mund të mos e ndajmë me Kosovën aq sa kemi! Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjitike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!”, shkruan Rama.