Celebrities Showbiz

“Kryefjala e BBV”/ Surpriza e veçantë për Hedin dhe Romeon, dyshja shfaqet në Times Square!

“Big Brother VIP Albania” është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Heidi ka konfirmuar tashmë se është ndarë përfundimisht nga Romeo. Dyshja kanë pasur një marrëdhënie të komplikuar kohët e fundit, të shoqëruar me debate dhe lot. Ajo gjithashtu konfirmoi që Juli ka ndërhyrë në marrëdhënien e çiftit dhe se e ka përdorur për lojë.

Heidi po ashtu ka thënë për herë të parë se Romeon nuk e duron dot në atë shtëpi. Nga ana tjetër, fansat e dyshes i kanë bërë atyre një surprizë tejet të bukur dhe emocionuese.

Në rrjet është bërë virale një video ku Romeo dhe Heidi janë shfaqur në një billboard në Times Square në New York. Në të shfaqen disa nga momentet më romantike të çiftit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Romeo dhe Heidi, kryefjala e BB! Me ju deri në fund! #HeRo

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Romeo dhe Heidi kanë qenë një nga çiftet më të dashura për publikun brenda “BBV3”, para se ata të konfirmonin ndarjen. Mesa duket fansat që mbështesin dyshen nuk e kanë pritur aspak mirë lajmin e ndarjes së tyre. Kjo surprizë mund të jetë dhe një dëshirë e tyre për t’i parë Romeon dhe Heidin sërish bashkë.