Politikë

Kryeministrja finlandeze në Tiranë: Të nisim negociatat Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, Rama: Ju mbështesim për në NATO

Finlanda mbështet zgjerimin e Bashkimit Europian dhe është dakord për të nisur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa asnjë vonesë, u shpreh kryeministrja finlandeze Sanna Marin.

“Na duhet të rrisim sanksionet kundër Rusisë. Është jetike që Ballkani Perëndimor të jetë në harmoni, duam të mbështesim Shqipërinë në anëtarësimin e saj në BE. E vlerësojmë rolin tuaj në Këshillin Kombëtar të sigurisë. Nuk ka marrëdhënie më ë thellë midis kombeve se sa të jemi aleatë. Ka shumë potencial edhe kur vjen fjala midis marrëdhënieve midis Finlandës dhe Shqipërisë.’- tha Marin.

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama teksa ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë, Marin tha se Shqipëria ka zë të fortë dhe globalisht.

“E vlerësojmë zërin tuaj, kur bëhet fjalë për përfaqësimet në grupet ndërkombëtare. Dua t’ju përgëzoj për punën në Këshillin e Sigurimit në OKB”.

Në konferencën për shtyp, Rama tha se mbështesin anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Shqipërisë. Ndërsa Sanna Marin u shpreh se mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Kujtojmë se Finalnda dhe Suedia aplikuan rreth një muaj më parë për t’u bashkuar me aleancën perëndimore të mbrojtjes në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës por anëtarësimi rrezikohet me veton e Turqisë. Kjo e fundit i ka akuzuar për mbështetjen dhe strehimin e militantëve kurdë dhe grupeve të tjera që ajo i konsideron terroriste.

Në maj, presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se Moska do t’i përgjigjet zgjerimit të infrastrukturës ushtarake në Suedi dhe Finlandë nëse ata i bashkohen NATO-s.

Ndërsa Shqipëria ka miratuar në parim protokollet e aderimit në NATO për Finlandën dhe Suedinë. Kështu Shqipëria dha zyrtarisht dakordësinë për zgjerimin e Aleancës dhe përfshirjen në të të këtyre dy vendeve.