Bota

Kthehet nga pushimet i infektuar me 3 viruset më të përfolur në botë!

Zakonisht, kur kthehesh nga një udhëtim në një destinacion turistik, merret me vete si suvenir një objekt i vogël por domethënës si kujtim për qëndrimin aty. Por në rastin e një 36-vjeçari nga Katania, në Itali, pushimet në Madrid nuk do të harrohen kurrë. Pak pas kthimit nga kryeqyteti i njohur europian, ai eshte ndjerë keq dhe është diagnostikuar jo me një, por njëkohësisht me tre nga viruset më të përfolur në botë.

Bëhet fjalë për linë e majmunit, HIV dhe COVID-19, një rast unikal ky, sepse përfaqëson rastin e parë në botë kur këto tre viruse shfaqen në të njëjtën kohë tek një pacient. I shtruar rreth dy javë në spitalin San Marco të Katanias, tashmë siçiliani anonim ndodhet në banesën e tij, në gjendje të mirë shëndetësore, por rasti i tij po studiohet nga një grup studiuesish britanikë, siç pohon revista shkencore ‘Journal of Infection’.

Rikujtojmë, se një burrë që ka jetuar me HIV që nga vitet 1980 duket se është shëruar, rasti i katërt i tillë në botë. Atij iu dha një transplant i palcës së eshtrave për të trajtuar leuçeminë nga një dhurues që ishte natyralisht rezistent ndaj virusit. 66-vjeçari, i cili nuk dëshiron të identifikohet, ka ndërprerë mjekimin për HIV. Burri njihet si pacienti i “Qytetit të Shpresës” pas spitalit ku u trajtua në Duarte, Kaliforni. Shumë nga miqtë e tij ndërruan jetë nga HIV në epokën përpara se ilaçet antiretrovirale t’u jepnin njerëzve një jetëgjatësi pothuajse normale.