Celebrities Gossip Showbiz

Ku po fokusohet Khloe Kardashian pas ndarjes?

Khloe Kardashian ka qenë në qendër të mediave gjatë këtyre ditëve.  Nga ndarja e bujshme, te urimi që mori për ditëlindje nga Tristan e te dhurata e veçantë e mikut të saj, Khloe ka tërhequr vëmendjen e fansave. Por nuk duhet harruar, se ajo po përjeton një ndarje, dhe një ndarje është e dhimbshme. Një burim në mediat e huaja tregon se Khloe është vërtet e zhgënjyer nga sjellja e Tristan.

Khloe është ekstremisht e zhgënjyer me mënyrën si gjërat kanë shkuar me Tristan. Ajo ka shpenzuar shumë kohë dhe energji në marrëdhënien e tyre dhe kishte shpresë për të ardhmen. Të shohë Tristan që nuk ka ndryshuar aspak lidhur me këtë, është vërtet zemërthyese për Khloe.

I njejti burim tregon se qëllimi kryesor i saj është vetëm lumturia e së bijës.

Ajo gjithmonë ka patur probleme me besimin dhe nuk ishte e sigurtë, por ajo dëshironte të ishte pozitive dhe të shihte të mirën tek ai. Ajo nuk donte asgjë më shumë veçse True të kishte një familje të lumtur e të bashkuar dhe ajo vazhdon të dëshirojë diçka të tillë, pavarësisht mënyrës si Tristan sillet.

Gjithashtu, thuhet se Khloe nuk ka nevojë për mbështetjen e askujt, madje as të Tristan.

Khloe ka një sistem të madh se ku të mbështetet, ka familjen dhe miqtë të cilët janë mbledhur të gjithë rreth saj. Kushdo e di sa e veçantë është Khloe dhe që ajo meriton shumë.

Lidhur me marrëdhënien e Khloe me Tristan për sa i përket vajzës, duket se dyshja e ka rregulluar gjithçka. Pavarësisht se çifti i ka dhënë fund marrëdhënies, ata janë aty për vogëlushen e tyre.

Khloe po vë një fytyrë të lumtur dhe po fokusohet te True. Ajo është një nënë e mrekullueshme dhe gjithnjë bën më të mirën për vajzën. Ajo do të vazhdojë të rrisë fëmijën bashkë me Tristan  dhe do të përpiqet të shohë më të mirën. Khloe po shpenzon kohë me familjen. Ajo nuk e di se çfarë ka rezervuar e ardhmja për të.

Sigurisht që një ndarje është e vështirë dhe nuk kishte si të ishte ndryshe as për yllin e “Keeping Up With the Kardashians”. Megjithatë, ajo po përpiqet ta menaxhojë këtë situatë delikate në mënyrën më të mirë të mundshme, duke vendosur në plan të parë vajzën e saj, True.