Aktualitet

Kundërshtimet mbi hartën e re gjyqësore, nis bojkoti i avokatëve!

Nga sot e për tre ditë me radhë, Dhoma e Avokatisë nis bojkotin e seancave gjyqësore, në shenjë proteste ndaj hartës së re gjyqësore, të miratuar të premten nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ. Kryetari Maksim Haxhia, deklaroi se “cënohet rëndë aksesi në drejtësi i individëve e personave juridikë, si dhe rriten kostot e shpenzimet”.

Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë vlerësoi situatën, të gjithë procesin ku ai ka marrë pjesë në 6 tryeza të rrumbullakëta të organizuar nga KLGJ dhe Ministria e Drejtësisë e konstatoi se duke analizuar dhe vendimin në fjalë konstatoi se nuk ka asnjë ndryshim. Në këto kushte duke e ndjerë veten të fyer sepse këto tavolina kanë qenë një farsë propagandistike, një formalitet për të treguar për të thënë që është marrë mendimi i analizuar i faktorëve dhe aktorëve të drejtësisë, në këto kushte vendosëm të bojkotojmë njëzëri të gjitha proceset, në të gjitha nivelet e gjykimit përfshirë dhe Gjykatën e Lartë.

Me këtë bojkot, ne synojmë të sensibilizojmë të gjithë shtetasit sepse duhet ta kenë të qartë të gjithë ata persona fizikë dhe juridikë që do të kenë nevojë për zgjidhjen e heshtjeve gjyqësore, të ndërgjegjësohen duke lënë mesazhin që vetëm interesat e tyre nuk përfaqësohen nga kjo hartë gjyqësore, përkundrazi kjo hartë gjyqësore e hartuar në këtë mënyrë, cënon rëndë jo vetëm aksesin në drejtësi të individëve por njëkohësisht rrit kostot dhe shpenzimet.

Unë shpresoj që kjo grevë të jetë kambanë për Ministrinë e Drejtësisë, që të merren parasysh kërkesat tona që do ua bëjmë me dije edhe juve. Këto nuk janë interesat e avokatëve, por të personave fizikë dhe juridikë, sepse pas çdo avokati është një person. Nuk mund të paravendosim plan, por e kemi lënë të hapur që do të mblidhet këshilli i përgjithshëm për të përcaktuar qëndrimin që do të ndjekim. Të gjithë janë pajtuar. Nëse do ketë njeri që nuk respekton vendimin do procedohet disiplinarisht deri në heqjen e licencës. Kjo situatë që është krijuar, nuk mund të zgjidhet me një situatë që krijon më shumë probleme.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u bëri apel avokatëve që të reflektojnë lidhur me vendimin. Sipas Manjës, “avokatët u konsultuan me draftin e hartës gjyqësore dhe sugjerimet e tyre u reflektuan në këtë draft, që pritet të kalojë për miratim në Qeveri”.