Aktualitet Politikë

Kuvendi sot në seancë plenare, interpelancë me ministrin Manja!

Kuvendi i Shqipërisë sot zhvillon seancën plenare të radhës ku pikë e parë e rendit të ditës është interpelanca me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja kërkoi nga një grup deputetësh të opozitës. Temë e interpelancës është Amnistia Penale, e cila hyri në fuqi pak javë më parë.

Po ashtu, gjatë seancës së sotme pritet të ratifikohen tre marrëveshje. Fillimisht marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KFW Frankfurt am Main (KfW), për financimin e projektit “Transporti i gjelbër i Tiranës””.

Më pas do të votohet ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin “Qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat””.

Në fund është dhe ratifikimi i Konventës Lubjanë – Hagë për Bashkëpunimin Ndërkombëtar për Hetimin dhe Ndjekjen Penale të Krimit të Gjenocidit, Krimeve kundër Njerëzimit, Krimeve të Luftës dhe Krimeve të Tjera Ndërkombëtare”.