Showbiz

Kur dy shqiptare bashkohen në SHBA…

Modelja e famshme me prejardhje shqiptare dhe këngëtarja Dafina Zeqiri kanë kaluar një ditë të tërë në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Prej vitesh Emina Cunmulaj jeton në SHBA ku ka zhvlluar karrierën e saj si modele por gjithashtu ka krijuar edhe familje.

Sa i përket Dafinës, ajo ndodhet në kontinetin amerikan për të vijuar me karrierën e saj muzikore ndërkohë që përpiqet të depërtojë në tregun ndërkombëtar.

Megjithatë, ato kanë surpizuar publikun dhe fansat e tyre ku janë shfaqur bashkë ditën e kaluar. Emina megjithëse ka shumë vite që është larguar nga atdheu, vazhdon të ruajë traditat shqiptare dhe një ndër vlerat e saj është mikëpritja.

Shpeshherë ajo fton në shtëpinë e saj personazhe të tjerë të famshëm shqiptarë e këtë herë ka qenë radha e Dafinës. Këngëtarja dhe modelja kanë kaluar momente të bukura nën shoqërinë e njëra-tjetrës ndërkohë që Dafina është njohur edhe me vogëlushen e Eminës për të cilën ka shumë simpati.

Ka qenë Cunmulaj ajo e cila nëpërmjet disa video-ve të postuara në historinë e Instagramit na ka shfaqur momente nga ky takim.