Celebrities Gossip Showbiz

Kur e pyesin për tre gjërat që ndihet më krenare, mami Klea ka vetëm një përgjigje!

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm.

Së fundmi me anë të një ‘Ask-u’ në llogarinë e saj në Instagram, bukuroshja i është përgjigjur disa nga pyetjeve të ndjekësve të saj duke zbuluar pak më shumë për veten e saj. E pyetur se cilat janë tre gjëra që ka bërë në jetë për të cilat ndihet më së shumti krenare, përgjigja e Kleas ishte pak por e parashikueshme.

Padyshim që mami Klea tha emrin e djalit të saj tre herë duke na treguar se për vogëlushin e saj ndihet shumë krenare për veten.

Krid, Krid, Krid

Rikujtojmë se, para pak kohësh e pyetur në një ‘Ask’ se përse nuk ndiqet me Ermal Mamaqin në rrjete sociale, me të cilin ka bashkëpunuar gjithashtu në një serial, Klea na ka habitur të gjithëve duke u shprehur se jo të gjithë kolegët janë miq, duke nënkuptuar se raportet mes tyre nuk janë dhe aq të mira.

Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe në vitin 2020 u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid.

Mirëpo, edhe pse shpërndan momente me ndjekësit nga jeta e saj private, Klea tregohet shumë diskrete dhe nuk flet shpesh për gjëra personale duke u treguar shumë diskrete. Mirëpo, herë pas here prezantuesja sigurohet të na tregojë disa momente me djalin e saj.