Celebrities Showbiz

Kur gratë mbështesin dhe frymëzohen nga njëra-tjetra, Karol G vjen me një dedikim për Rihanna-n!

Diva e muzikës pop Rihanna është rikthyer. Këngëtarja më në fund ka publikuar pas 6 vitesh këngën e saj më të re të titulluar “Lift Me Up”, muzika e saj e parë ‘solo’ që nga albumi “Anti” që u publikua në vitin 2016. Kënga është paraqitur në kolonën zanore të vazhdimit “Black Panther: Wakanda Forever” dhe i kushtohet aktorit të ndjerë Chadwick Boseman.

Kthimi i Rihannas në muzikë ka qenë një nga ngjarjet më të mëdha të këtij viti. Është një rikthim në muzikë që vjen pas 6 vitesh pa publikuar këngë të reja dhe që ka gëzuar miliona fansat në mbarë botën, përfshirë edhe kolegen e saj, këngëtaren Karol G. Artistja kolumbiane u shpreh me dashuri dhe admirim për gruan që ka qenë gjithmonë frymëzimi i saj i madh. Nëpërmjet një postimi në Instastory artistja ka shkruar:

Rihanna, të dua! Shpresoj që një ditë të mund ta them personalisht! Nuk ka asnjë person në botë që më frymëzon më shumë se ti.

Rihanna paralajmëroi për këngën disa herë në fillim të javës dhe para dy ditësh njoftoi datën e publikimit së bashku me një portret bardh e zi. Artistja dhe partneri i saj ASAP Rocky disa ditë përpara publikimit të këngës morën pjesë në premierën e “Black Panther: Wakanda Forever” në Los Angeles.

Kjo ishte dalja e parë në tapetin e kuq për çiftin që kur ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, një djalë, në maj të këtij viti. “Lift Me Up” erdhi për fansat e themelueses së “Fenty Beauty”, të cilët nuk kanë dëgjuar asnjë muzikë të re nga ylli që nga albumi i saj i 8-të.