Health & Beauty Lifestyle Love & Sex

Kur jo çdo gjë është ‘fushë me lule’, ja si ndikon një martesë jo e lumtur në shëndetin tonë!

Një martesë e keqe me konflikte të shpeshta mund të shkaktojë probleme serioze në shëndetin tuaj, sipas studimeve të fundit të psikologëve. Hulumtuesit e universitetit të Nevada-s dhe Michigan-it kanë analizuar 373 çifte për të parë nëse mosmarrëveshjet rreth çështjeve të ndryshme, siç janë çështjet e fëmijëve, financave, aktiviteteve gjatë kohës së lirë, etj., kanë ndikim negativ në shëndet. Ekspertja Rosie Shrout është shprehur se:

Ne kemi marrë në shqyrtim çiftet e martuara për 16 vjet dhe e kemi krahasuar shëndetin e grave dhe burrave që kanë raportuar se debatojnë shpesh, me shëndetin e çifteve që nuk kanë debatuar aq shpesh.

Hulumtuesit kështu zbuluan se konfliktet martesore ndikojnë negativisht në shëndetin e burrave dhe grave, ndonëse ekziston një ndikim më i madh te meshkujt sesa te femrat. Çiftet që e kanë më të lehtë të merren vesh me njëri-tjetrin gëzojnë përfitime shëndetësore në fillimet e para të lidhjes, por ky efekt mbrojtës largohet gjatë viteve të mëvonshme të martesës. Konfliktet në lidhje mund të çojnë në inflamacion, ndryshim në oreks, nivele të larta të kortizolit – hormoni i stresit – e që të gjitha këto mund të çojnë në sëmundje të zemrës apo në sëmundje të tjera.

Megjithatë, përveç martesave të dështuara ka dhe martesa të shëndetshme. Në të tilla raste, kjo sjell përfitime në shëndet. Shkencëtarët pohojnë se martesa mund të jetë e mirë për zemrën tuaj në më shumë se një mënyrë. Përveçse të bën të ndihesh i dashuruar, një partner afatgjatë mund të ulë rrezikun e vdekjes nga dështimi i zemrës. Studiuesit zbuluan se burrat që nuk martohen kurrë kanë më shumë se dy herë më shumë gjasa të vdesin nga sëmundja sesa ata që janë të martuar. Studiuesit gjurmuan normat e mbijetesës në 94 amerikanë të cilët u diagnostikuan me sëmundjen gjatë një dekade.