Celebrities Live From Tirana Showbiz

Kush ndodhet në krye të listës së “Social Top 5” këtë javë?

Gjatë kësaj jave shumë gjëra të bukura kanë ndodhur dhe normalisht që edhe fokusi ka qenë më i madh edhe tek personazhet e njohur. Përpos atyre shqiptarë por edhe të huaj që çdo ditë i mahnisin fansat dhe i surptizojnë me lajmet dhe të rejat e tyre. Dhe kjo gjë nuk ka si të shpëtojë sepse është pikërisht një nga rubrikat e preferuara të emisionit “Live From Tirana”, e cila quhet “Social Top 5” që ka nën vëzhgim të gjithë të famshmit.

Nuk ka si të mungojë kjo rubrikë e cila na jep më shumë detaje dhe informacione të reja në lidhje me yjet e botës së madhe të showbiz-it. Ne ju njohim me ecurinë e ndjekësve në rrjetin social Instagram në llogaritë e personazheve të njohur brenda shtatë ditëve. Ja se cilët janë personazhet që janë pëlqyer më shumë nga publiku gjatë kësaj jave.

Personazhet shqiptarë:

5- Aktori i humorit por njëkohësisht edhe vëllai binjak i Donaldit, Romeo Veshaj ka shtuar 6 mijë ndjekës këtë javë.

4- Artistja e njohur Ronela Hajati, e cila edhe do të përfaqësojë vendin tonë në “Eurovision” këtë javë ka shtuar gjithashtu 6 mijë ndjekës.

3- Vendin e tretë e zë banorja e “Big Brother VIP”, Einxhel Shkira e cila ka shtuar 9 mijë ndjekës.

2- Në vend të dytë qëndron Arjola Demiri, e cila ka shtuar 12 mijë ndjekës gjatë kësaj jave.

1- Vendin e parë e zë aktori por njëkohësisht edhe banori i “Big Brother VIP” Donald Veshaj. Ai ka shtuar plot 14 mijë ndjekës.

Personazhet e huaj:

5- Bukuroshja Olivia Rodrigo ndodhet në vendin e pestë për këtë javë. Ajo ka shtuar 1,6 milion ndjekës.

4- Vendin e katërt e zë artisti Maluma, i cili ka shtuar 2,8 milion ndjekës.

3- Në vend të tretë qëndron këngëtarja me famë botërore Jennifer Lopez, ajo ka shtuar plot 4 milion ndjekës.

2- Këngëtarja Ariana Grade është në vendin e dytë me 5 milion ndjekës të shtuar.

1- Në vend të parë në këtë “Social Top 5” qëndron artistja shumë e dashur Rihanna, e cila  para pak ditësh konfirmoi edhe lajmin se është në pritje të ëmbël. Ajo ka shtuar 8 milion ndjekës.