Bota

Kushdo që vendos orë në ngjyrat e ylberit në këtë vend do të përballet me 3 vite burg!

Kushdo që vendos ose shet orë në ngjyrat e ylberit, përfshirë ato të bëra nga marka zvicerane Swatch, mund të përballet me tre vjet burg në Malajzi. Vendimi është marrë së fundmi nga Ministria e Brendshme e vendit me shumicë myslimane, e cila ka zhvilluar një betejë kundër simboleve LGBTQ, të akuzuar për “dëmtim të moralit”.

Homoseksualiteti është i jashtëligjshëm në Malajzi dhe njerëzit në komunitetin LGBTQ janë viktima të diskriminimit të vazhdueshëm. Në maj, njësia e zbatimit të ligjit të Malajzisë në Ministrinë e Brendshme bastisi dyqanet e Swatch në 11 qendra tregtare në të gjithë vendin, duke përfshirë në kryeqytetin Kuala Lumpur, duke kërkuar për orë me ato që i quajti “elemente LGTB”.

“Kushdo që “printon, importon, prodhon ose ka në posedim” artikuj të tillë tani përballet me një dënim me burg deri në tre vjet”- dekretoi ministria në një deklaratë, në të cilën siguron që qeveria malajziane është e angazhuar për të parandaluar përhapjen e elemente të dëmshme për moralin.