Showbiz

Ky është premtimi që Kesha i bën vetes për vitin 2019

Me fillimin e një viti të ri të gjithë bëjnë rezolucionin e atij që kaloi dhe nisin t’i bëjnë vetes shumë premtime që në të shumtën e rasteve nuk i mbajnë.

Të njejtën gjë ka bërë edhe këngëtarja e famshme Kesha por këtë vit, ndryshe nga ai i kaluari ajo ka vendosur që këtë premtin jo vetëm që do ta mbajë por do ta çojë deri në fund me sukses.

Nëpërmjet një fotoje të postuar në rrjetin social Facebook, ajo u ka treguar fansave të saj, në të njejtën kohë duke i përçuar një mesazh të rëndësishëm, se e vetmja gjë që do të bëjë prioritet është vetja e saj.

“Këtë vit dua të bëj vetëm një gjë, të dua veten time më shumë, kështu siç jam, një lëmsh i vërtetë dhe aspak perfekte” ,-shkroi ajo duke shfaqur si rrallëherë fytytën e saj pa make-up dhe me qukat që duken shumë qartë në foto.