Lifestyle Love & Sex

Ky frut nuk duhet të mungojë nga dieta juaj këtë verë! Rrit dëshirën seksuale dhe jo vetëm…

Disa afrodiziakë kanë më shumë prova shkencore pas tyre se të tjerët. Midis atyre substancave që pretendojnë veti afrodiziake që nuk kanë prova të forta, duket se ky frut ‘e mban premtimin’, teksa raportohet se rrit dëshirën seksuale.  A mund të ketë pasur të drejtë Beyonce për këtë frut? Sipas Diana Hoppe, M.D., mjeke obstetër dhe gjinekologe e certifikuar nga bordi dhe autore e Healthy Sex Drive, Healthy You: What Your Libido Reveals About Your Life, përgjigjja është po.

Shalqiri është një burim i pasur i citrulinës, një aminoacid natyral, për të cilin Hoppe shpjegon se relakson dhe zgjeron enët e gjakut, ngjashëm me Viagrën dhe ilaçet e tjera që synojnë trajtimin e mosfunksionimit erektil.

E gjithë ajo citruline rezulton në rritjen e rrjedhjes së gjakut, relaksimin e enëve të gjakut dhe zgjimin seksual, të cilat mund të çojnë në përmirësime të rrjedhjes së gjakut në indin erektil dhe zonën e klitorit.

Megjithatë, mos prisni një efekt të menjëhershëm me këtë afrodiziak. Për shkak se citrulina është më e përqendruar në lëkurën e shalqinit, Hoppe thotë se duhet të hani shumë prej tyre për të arritur efektin e dëshiruar.