Bota

Ky vend heq detyrat e shtëpisë për nxënësit!

Qeveria e re polake ka prezantuar një seri kufizimesh për detyrat e shtëpisë, në përpjekje për të modernizuar sistemin arsimor. Në kuadër të nismës, mësuesve nuk u kërkohet më t’u japin detyra shtëpie fëmijëve në tre shkallët e para të arsimit. Ndërsa për nxënësit nga klasa e katërt në të tetën, detyrat do të jenë opsionale. Dekreti është mirëpritur nga nxënësit.

“Jam e lumtur sepse nuk më pëlqejnë shumë detyrat e shtëpisë dhe nuk kanë shumë kuptim sepse shumë nxënës në klasën time do t’i kopjojnë ato në mëngjes nga dikush që i ka bërë. Ose do të mund t’i marrin të zgjidhura nga interneti. Ndaj, nuk kanë kuptim”-tha një vajzë. Por jo të gjithë janë të bindur nga rregullat e reja. Në radhët e mësuesve ka pasur dëshpërim.

“Mësuesit mendojnë se kjo ndodhi shumë shpejt, me shumë nxitim. Nuk u fol shumë dhe nuk pati shumë konsultime. Duhej bërë, por më parë duheshin pyetur mësuesit”-tha Slawomir Broniarz, shef i Sindikatës së Mësuesve Polakë. Sistemi arsimor i Polonisë i është nënshtruar një seri reformash të kontestuara, me thuajse çdo qeveri që ka bërë ndryshime. Shpesh herë kjo qasje i ka lënë prindërit dhe mësuesit konfuzë dhe të dekurajuar.

Më mirë mendoni dy herë përpara se të përdorni ChatGPT për të bërë detyrat tuaja të shtëpisë për ju. Një student i quajtur Arjun dyshohet se u arrestua për përdorimin e teknologjisë së inteligjencës artificiale në detyrat e tij të shkollës. CEO i Walnut Roshan Patel postoi në lidhje me incidentin në Twitter më 1 qershor, së bashku me një foto të detyrës. Ai shkroi: “Kushëriri im i vogël Arjun u kap duke përdorur ChatGPT në detyrat e tij të shtëpisë në anglisht në klasën e 7-të”. Tweet-i viral ka grumbulluar më shumë se 1.2 milion shikime dhe 4,755 pëlqime.