Showbiz

Kylie Jenner shfaqet në klipin më të ri të Cardi B

Cardi B sapo ka lançuar projektin e saj më të ri muzikor me në bashkëpunim me kolegen repere Megan Thee Stallion.

Prurja e tyre quhet “WAP” dhe është pritur mjaft mirë nga fansat e dyshes. Ajo çfarë ka surprizuar publikun është pjesëmarrja e Kylie Jenner krejtësisht surprizë.

Sipërmarrësja më e famshme në botë dukej shumë joshëse dhe seksi me një fustan me printe leopardi që shfaqte hiret e saj.

Për më tepër hidhini një sy bashkëpunimit më të ri të Cadi B.