Aktualitet Travel

“La Provence”: Tirana, epiqendra e një Shqipërie në lulëzim!

“Një qytet i rilindur dhe epiqendra e Shqipërisë”. Kështu e cilëson Tiranën e përditshmja franceze “La provence”. Një nga gazetat më të madha në Francë thekson se “kryeqyteti shqiptar simbolizon imazhin e vendit” teksa shton gjithashtu se “kryebashkiaku nuk resht së promovuari punën e bërë gjatë këtyre viteve për transformimin e tij”. Shkrimi vijon me një rrugëtim në destinacionet kryesore të Tiranës të cilat evokojnë identitetin e kryeqytetit shqiptar.

Pra, është ajo që e parë nga qielli dhe nën petkun e një dielli rrëzëllitës shfaqet më së fundmi, pasi ke përshkuar plazhe të panumërt ranore dhe ke kaluar Durrësin.

Tirana, epiqendra e një Shqipërie në lulëzim e sipër ku ndërtesat e reja mbijnë me shpejtësi në kontrast me ndërtesat e rrënuara, duke u bazuar tek mesazhet e kryebashkiakut i cili pret me dëshirë gazetarët për të promovuar një kryeqytet ne lulëzim të plotë.

Dhe kjo duket menjëherë sapo vendos këmbët  në tokë pasi sapo del nga aeroporti i kryeqytetit, kjo Shqipëri me kontrastet e saj shfaqet papritmas; me rrënjët e saj por dhe moderne njëkohësisht.

Në arterien e madhe të mbushur me njerëz që zbret në vijë të drejtë drejt qendrës së qytetit, Opel-ët e vjetruar dhe taksitë e vjetra Mercedez i sheh përkrah disa mjeteve elektrike kineze dhe ca veturave të tjera, çmimi i të cilave kalon 6 shifrat.

Ky peizazh, fushat dhe lokalet modeste i lënë vendin shtëpive më “flirtuese” dhe disa ndërtesave tregtare para se të ndeshesh me ndërtesa të tjera edhe më të mëdha.

Por, Tirana nuk është vetëm kaq sepse sapo arrin në qytet një copë byrek me 100 lekë (1 euro) mund ta gjesh në një nga dyqanet e shumta që sheh në qendër të qytetit e po ashtu mund të shëtisësh përgjatë sheshit Skënderbej. Një lloj nyjeje lidhëse kryesore e qytetit ku gjenden ndërtesa, arkitektura e të cilave dëshmon për të kaluarën e vendit, një ndërthurje mes sundimit italian dhe komunizmit.

Ajo çka të tërheq fillimisht është Muzeu Historik Kombëtar i stilit sovjetik, i cili me mozaikun e tij madhështor evokon nocionin e lirisë së popullit shqiptar. E pamundur po ashtu të anashkalosh Sahatin e Tiranës i cili që nga viti 1821 ofron një pamje panoramike të qendrës së Tiranës e lartë 35 m ajo është kthyer në një simbol të qytetit.

E mbi të gjitha duhet marrë pak kohë për të vënë këmbët në këtë “bizhu” të periudhës osmane që është Xhamia e Et’hem Beut, e hapur ne 1821 dhe ndërtimi i së cilës zgjati rreth 30 vite.

Fare pranë sheshit gjenden po ashtu dy elemente thelbësore për çdo arratisje kulturore në Tiranë. “Shtëpia e gjetheve”, e quajtur kështu për bimët kacavjerrëse që përshkojnë fasadën e saj. Bëhet fjalë për institucionin e vjetër të shërbimeve sekrete, të kthyer në muze dhe evokon momentet më të errëta të historisë së Shqipërisë, sa i përket survejimit të popullsisë.

Po ashtu, muzeu Bunk-Art i cili ruan me përkujdesje disa mbetje të regjimit të Enver Hoxhës, udhëheqësi komunist shqiptar nga 1944 deri 1985 dhe që në mënyrë paranojake ndërtoi me dhjetra e mijëra bunkerë në gjithë vendin.

Po ushqimi, ku qëndron në gjithë sa përmendëm? Jo larg sheshit “Skënderbej” ndodhet Kalaja e Tiranës, nga e cila sot ka mbetur veç një pjesë, por ku mund të gjesh mjaft dyqane dhe kryesisht restorante. Ajo që mund të themi është se shqiptarët nuk i bëjnë gjërat përgjysmë.

Mbi të gjitha kur të serviren disa lloje shijesh dhe me nje sens shërbimi që nuk ka të krahasuar. Djathra, speca të pjekur e mbi të gjitha mishi i qengjit i cili përbën menunë më domethënëse të kuzhinës shqiptare.