Showbiz

Ledri Vula, Lyrical Son dhe MC Kresha gati për një tjetër bashkëpunim muzikor

Që pas bashkëpunimit të tyre rreth 2 vite më parë me hitin “Hip-Hop”, fansat nuk kanë rreshtur së kërkuari që ata të bëhen sërish bashkë për një tjetër prurje.

Duket se kjo dëshirë do të bëhet realitet shumë shpejt pasi 3 reperat shumë të dashur për publikun shqiptar janë duke punuar për një projekt të ri muzikor.

Mbrëmjen e kaluar nisën të qarkullojnë në rrjet foto të tyre në një set xhirimi e duket se kjo këngë e re nuk do të vonojë.

Momentalisht asnjëri nga artistët nuk ka zbuluar titullin apo datën e publikimit megjithatë është Ledri ai i cili ka shfaqur disa foto në historinë e Instagram-it me disa fjalë që ngjasojnë me një tekst kënge.