Showbiz

Legjenda e futbollit botëror Maradona feston sot ditëlindjen, e dini kush është dëshira e tij?!

Nuk ka dyshim që ai është dhe do të mbetet gjithmonë futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Diego Armando Maradona, sot feston ditëlindjen e tij të 60-të. Kupa e Botës me Argjentinën, finalisti i Kupës së Botës, 3 Copa America, UEFA League, Serie A, Kupa e Italisë, Kampion i Argjentinës, Kupa e mbretit, Kupa e Ligës së Spanjës ishin disa nga trofetë dhe arritjet e mëdha të fituara nga sulmuesi argjentinas.

I pyetur për dëshirën e tij të ditëlindjes, Maradona u përgjigj.“Unë ëndërroj të jem në gjendje të shënoj një gol tjetër kundër Anglisë, këtë herë me dorën time të djathtë”-deklaroi ai duke qeshur.

“Dora e Zotit” është një frazë e përdorur nga futbollisti, për të përshkruar një gol që ai shënoi në një ndeshje çerekfinale midis Argjentinës dhe Anglisë gjatë Kupës së Botës FIFA 1986, që doli të jetë edhe gol deçiziv në triumfin e përgjithshëm.

Urimet kanë qenë të shumta edhe nga legjenda të tjerë të futbollit botëror.

Nuk ka munguar as urimi nga klubi, të cilit i dha emër futbollistit dhe e bëri të njohur duke i sjellur tituj të pafund. Skuadra e Napolit i’a ka uruar në mënyrë të veçantë ditëlindjen legjendës argjentinase.

https://www.facebook.com/SSCNapoli/videos/681454026133193/?t=0