Aktualitet

Lezha ‘përgjaket’ nga aksidentet rrugore një viktimë e tre të plagosur në pak minuta!

Dy aksidente janë regjistruar pasditen e kësaj të hënë në Lezhë, me një diferencë prej disa minutash.

Në aksidentin e parë u përplasën fortë dy makina në rrugën dytësore Lezhë- Rrilë. Për pasojë ndërron jetë në spitalin e traumës drejtuesi i mjetit tip ‘Opel’ Ndoc Nikaj, 66-vjec. Ai kishte marrë plagë të shumta në disa pjesë të trupit dhe nuk mundi të mbijetojë. Ne gjendje të rëndë ndodhet bashkëshortja e tij.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes  për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, i cili solli dhe bllokim të aksit rrugor për rreth 60 minuta.

Vetëm disa minuta më vonë një tjetër aksident është regjistruar në rrugën e kombit në segmentin Milot-Rrëshen, në dalje të Rubikut. Shoferi i një automjeti ka humbur kontrolli dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke u përplasur në këtë mënyrë me një mur.Fatmirësisht ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Rrugët e qarkut të Lezhës vijojnë të përgjaken nga aksidentet rrugore, ku vetëm në harkun kohor të 6 ditëve të fundit kanë ndodhur 9 aksidente me 1 viktimë dhe 16 të plagosur.