Bota

Libri i ri, Trump i tha Putin-it: “Do të luaj të fortin me ty para kamerave”

Sipas ish-zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i ka thënë homologut të tij rus, Vladimir Putin se duhet ta luajë të fortin para tij sa për t’u dukur i tillë para kamerave.

“Në rregull, do të sillem pak më i fortë me ty për disa minuta, por është për kamera dhe pasi ti të largohesh, do të flasim. A po kupton?”.

Grisham thotë ta ketë dëgjuar Trump duke i thënë homologut rus gjatë takimit në Osaka të Japonisë më 2019.

Ish-zëdhënësja Grisham ka pretenduar t’i ketë dëgjuar këto fjalë dhe këtë e ka përshkruar në librin e saj të ri, të titulluar “I’ll take your questions now”, që do të publikohet javën e ardhshme.

Para gazetarëve në Samitin e G20-ës në Japoni, kur Grisham ishte afër, Trump ishte tallur me Putinin, duke thënë se të dy duhet t’i heqin qafe gazetarët që kanë publikuar lajme të rreme, duke i thënë kreut të Kremlinit: “Ju në Rusi s’e keni këtë problem”.

Putini ia kishte kthyer: “Po, po, edhe ne e kemi të njëjtin”. Trump më pas i buzëqeshi Putinit dhe i tha: “Mos u përziej në zgjedhje”, thuhet në artikullin e The Guardian.