Celebrities Gossip Showbiz

Lidhja në distancë mes Einxhel Shkirës dhe Dj Dagz, ja kush po e vuan më shumë!

Moderatorja Einxhel Shkira fitoi zemrën e publikut gjatë pjesëmarrjes së saj në edicionin e parë të “Big Brother Vip”, ku arriti të ishte dhe një nga katër finalistët. Historia e saj e dashurisë me Dj Dagz brenda shtëpisë së “BBV1” mori vëmendje të madhe, një lidhje të cilën ata e kanë vazhduan edhe jashtë dhe sot janë prindër të një djali, i cili quhet Trev.

Për shkak të punës së tij, ku është i angazhuar në koncerte në vende të ndryshme brenda Shqipërisë dhe jashtë, Dj Dagz shpesh herë është i distancuar nga Einxhel dhe djali i tyre. Ama distanca nuk ka ndikuar aspak në marrëdhënien e tyre e këtë shpesh na e tregojnë me postimet në Instastory. Së fundmi Dj Dagz ndodhej në Sarandë dhe Einxhel ka postuar një bisedë të tyre në WhatsApp.

Einxhel Shkira dhe Sarah Berisha janë dy nga ish-banoret e BBV1 më të komentuara. Sa të ngjashme aq edhe të ndryshme, duket se dy vajzat gjithnjë janë përfolur edhe në lidhje me raportin me njëra-tjetren. Einxhel dhe Sarah e kanë mohuar të ketë një krisje mes tyre, por janë shprehur se thjesht kanë shumë angazhime, gjë që i bën daljet e tyre edhe më të rralla. Ndërkohë, duket se vajzat dalin dhe kjo vërtetohet prej një fotoje të postuar nga Sarah ku duket Pm që mban karrocën e vogëlushit të Dagz dhe Einxhel.