Showbiz

Lorde shtyn papritur publikimin e albumit të ri, ja arsyeja…

Këngëtarja e famshme nga Zelanda e Re, Lorde ka lajmëruar fansat e saj në mbarë botën se albumi më i ri i saj do të vonojë.

Ajo nuk ka qenë prezente me projekte të reja muzikore që prej vitit 2017 duke i munguar pa fund fansave. 22-vjeçarja në një njoftim të bërë online tregoi se publikimi i albumit të saj më të ri do të vonojë pasi ajo sapo ka humbur qenin e saj.

Të gjithë ata që kanë një kafshë shtëpiake e dinë mirë se sa sa të rëndësishëm janë këta të fundit dhe se si kaq papritur bëhen pjesë e familjes duke krijuar një marrëdhënie të veçantë thuajse të pandashme.

“Gjithçka po shkonte për mrekulli. Por, një mëngjes u zgjova dhe kuptova me intuitën e nënës që Pearl nuk ishte mirë. Kuptuam se ai ishte më i sëmurë nga se mendonim dhe se shumë shpejt trupi i tij do të ishte i pafuqishëm. Ai pësoi 2 arreste kardiake në një orë diferencë dhe tek e dyta, vdiq. Po e mbaja teksa po shuhej dhe ai e kuptoi që unë isha aty për të” -shkroi këngëtarja në postimin e trishtë.

Ende nuk dihet se kur Lorde do të jetë gati të lançojë albumin e shumëpritur sakaq, të gjithë fansat janë solidarizuar me dhimbjen e saj.