Showbiz

Tallet me vdekjen e Whitney Houston, Lorde kërkon ndjesë publike pas kritikave

Ajo kishte vetëm një ditë pushim dhe nuk arriti ta shijojë për shkak të një shakaje e cila u keqkuptua dhe u përdor kundra saj online.

Këngëtarja australiane publikoi një foto të një vaske në rrjetin social Instagram në diçiturën e së cilës shkruante: “I Will Always Love You”, (do të të dua gjithmonë), e shkëputur nga kënga e famshme e këngëtares së ndjerë Whitney Houston.

Mijëra komentues shprehën irritimin e tyre nga shakaja e këngëtares 21-vjeçare e cila fillimisht nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte bërë.

Kujtojmë se Whitney Houston ndërroi jetë brenda një vaske pas një ataku në zemër në dhomën e një hoteli në vitin 2012 dhe postimi i Lorde përkonte me momentin e ngjarjes fatkeqe.

Shumë fansa të saj shkruan se ky ishte momenti kur Lorde shkatërroi të gjithë karrierën e saj, por më pas ajo e hoqi foton nga rrjeti social dhe kërkoi ndjesë publike.

Megjithëse ishte një mënyrë e vakët për të kërkuar falje ajo u shpreh se nuk ishte qëllimi i saj që shakaja të merrte një kuptim kaq të errët dhe negativ. Ajo thjeshtë ishte e emocionuar që do të relaksohej në vaskë.

“Kërkoj ndjesë, më vjen shumë keq, por sot nuk është dita ime më e mirë” -shkruan ajo në disa postime në historinë e Instagram-it.